Zgjedhjet në Kosovë, më pak pjesëmarrje se në zgjedhjet e dhjetorit

Zgjedhjet në Kosovë, më pak pjesëmarrje se në zgjedhjet e dhjetorit

Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rreth dy milionë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur për të marrë pjesë në zgjedhjet, të tretat parlamentare në më pak se një vit e gjysmë. 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 445 mijë e 622 qytetarë, që përbën 22,74 për qind të elektoratit.

 

Mediat e Kosovës raportojnë se pjesëmarrja në votime deri në këtë orë është dukshëm më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

 

Në të njëjtën kohë gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit kishin votuar 585 mijë e 635 qytetarë, apo 29.29 për qind e votuesve me të drejtë vote, që nënkupton një diferencë prej 140 mijë e 13 votues më pak.

 

KQZ-ja pritet të publikojë të dhëna të reja për pjesëmarrjen e qytetarëve në orën 19:30, kur mbyllen qendrat e votimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy