Komiteti i Rajoneve i BE-së (CoR) ka hequr fusnotën dhe yllin për Kosovën në dokumentacionin e tij, duke u përshtatur me terminologjinë e Parlamentit Evropian, njoftoi ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami.
Raportuesja për Zgjerimin në CoR, këshilltarja Gillian Coughlan, dhe të gjithë anëtarët e Komitetit janë falënderuar për këtë vendim, i cili forcon rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, vlerëson Bajrami.
Ky veprim shihet si një lëvizje e rëndësishme politike që pasqyron progresin e Kosovës në marrëdhëniet me institucionet e Bashkimit Evropian.
Pritet që javën e ardhshme të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.



