Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim punën për formimin e institucioneve të reja

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim punën për formimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë mbledhjes së Qeverisë falënderoi qytetarët për procesin zgjedhor të 7 qershorit, të cilin e cilësoi të rregullt dhe demokratik, duke theksuar se vullneti i qytetarëve duhet të respektohet dhe të përkthehet në institucione funksionale.

 

Kurti tha se kjo ishte mbledhja e parë e Qeverisë që zhvillohej fizikisht pas zgjedhjeve.

 

“Kjo është mbledhja e parë që po takohemi fizikisht pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Më lejoni t’i falënderoj qytetarët për procesin e rregullt dhe demokratik zgjedhor. Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe rezultati e dëshmon këtë, ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht”, deklaroi ai.

 

Sipas Kurtit, verdikti i qytetarëve duhet të pranohet dhe të respektohet, ndërsa institucionet e ardhshme duhet të jenë të përkushtuara ndaj zhvillimit dhe mirëqenies së vendit.

 

“Qytetarët folën qartë. Rezultati duhet të pranohet dhe respektohet, ndërsa vullneti i popullit të zbatohet dhe të përkthehet në institucione funksionale e demokratike, të angazhuara për zhvillim dhe mirëqenie, arsim e shëndetësi, siguri e mbrojtje, industri dhe prodhim”, tha ai.

 

Kryeministri në detyrë bëri të ditur se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore do të nisin konsultimet për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

 

“Sapo të certifikohet rezultati i zgjedhjeve, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja, konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, u shpreh Kurti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy