Sulm ndaj rendit kushtetues/ Zyrtarë të Listës Serbe thirren në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Sulm ndaj rendit kushtetues/ Zyrtarë të Listës Serbe thirren në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Po, Departamenti për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ka lëshuar ftesa për intervistim në cilësinë e të dyshuarve për nënkryetarin e Listës Serbe, Igor Simiç, si dhe për disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie

 

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka bërë të dije se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës janë ftuar për tu marrë në pyetje, në cilësinë e të dyshuarve, nga Departamenti për Hetimin e Terrorizmit i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

 

 

 Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Simiç, iu janë komunikuar katër vepra penale: bashkimi me qëllim të sulmit ndaj rendit kushtetues të Kosovës, sulm ndaj personit zyrtar, rrezikim i personit nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm. 

 

Zyrtarët e Listës Serbe i kanë mohuar akuzat. Simiç u shpreh përmes rrjeteve sociale se do t'i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale, duke i cilësuar këto hetime si "presion politik" ndaj përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë

 

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e Beogradit.

 

Zyrtarët e kësaj partie edhe më herët kanë marrë thirrje nga Prokuroria Speciale për intervistim lidhur me “sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy