Kosova sërish drejt zgjedhjeve/ Spahiu: Sistemi kushtetues duhet ndryshuar, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli (VIDEO)

Kosova sërish drejt zgjedhjeve/ Spahiu: Sistemi kushtetues duhet ndryshuar, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli (VIDEO)

Ka dështuar edhe seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri në Kosovë. Si pasojë, vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje brenda 45 ditëve, duke thelluar krizën politike.

 

Profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu, në një analizë për “MCN Live”, u shpreh se Kosova po shkon sërish në zgjedhje për shkak të përplasjes politike dhe sistemit aktual të zgjedhjes së presidentit.

 

Fatkeqësisht Kosova shkon sërish në zgjedhje. Problemi është sistemi politik dhe mënyra e zgjedhjes së presidentit, si dhe përçarja politike. 

Nuk ka pasur ndërhyrje as nga ndërkombëtarët, as nga SHBA.

Sistemi kushtetues duhet ndryshuar, duke propozuar që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

 

Ai komentoi gjithashtu edhe deklaratat e Vjosa Osmanit, duke thënë se ajo po hyn në një përballje të drejtpërdrejtë politike me kryeministrin Albin Kurti.

 

Vjosa Osmani po synon të pozicionohet politikisht për të ardhmen, duke u distancuar nga Kurti dhe duke u paraqitur si kundërshtare e tij në skenën politike.

Osmani po i shpall tashmë luftë politike Albin Kurtit, sepse për t’u rikthyer në skenën politike duhet të pozicionohet fort. 

Asaj nuk i mungon guximi dhe është ndër figurat më të paskupullta politike në Kosovë. 

Lumir Abdixhiku ka treguar hezitim politik, ndërsa disa figura opozitare kërkojnë mbështetje të reja politike.

Kryeministri Albin Kurti mbetet forca kryesore politike në vend por duhet thënë se LDK dhe LVV po humbin votues. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy