Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar, sipas Gjykatës Kushtetuese të vendit. Në vendimin e së martës gjykata më e lartë në vend ka vendosur se seanca plenare e nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar.
Jeton Halimi, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime Europiane dhe Globale tha përmes një lidhje se mesazhi është i qartë dhe se Kurti duhet të bëjë një marrëveshje politike se nuk i ka votat.
Sipas Halimit, nëse nuk zgjidhet nënkryetari i Listës Serbe shteti duhet të shkojë në zgjedhje.
Është i qartë dhe i përfunduar. Kurti t’i thërrasë mendjes, të bëjë marrëveshje politike se nuk i ka votat dhe të ecë më tutje.
Nëse nuk zgjidhet ky nënkryetar i Listës Serbe besoj që shteti duhet të shkojë në zgjedhje, të shpërndahet Parlamenti dhe të caktohen afatet kushtetuese nga Presidentja Osmani brenda 45 ditëve duhet të caktojë datë zgjedhjesh dhe të mos shkohet në ngërç. Kjo nuk i leverdis shtetit të Kosovës.



