Diskriminimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës/ Islami: Theksi i rezolutës te pasivizmi i adresave. Presim të merret Pentagoni

Diskriminimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës/ Islami: Theksi i rezolutës te pasivizmi i adresave. Presim të merret Pentagoni

Agon Islami nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se rezoluta e aprovuar nga Kongresi Amerikan kundër diskriminimit të shqiptarëve në Luginë, e vë theksin te problemi i pasivizimit të adresave.

 

 Po ashtu probleme të tjera të evidentuara janë ato që lidhen me gjuhën, arsimin, mos integrimin e shqiptarëve dhe mos lejimin e flamurit në institucione dhe vendbanime. Sipas Islamit kemi të bëjmë me shkelje drastike të të drejtave të njeriut dhe pritet që rezoluta të shkojë drejt Shtëpisë së Bardhë dhe me të të merret seriozisht Pentagoni. 

 

“Duhet falënderuar lobi shqiptaro-amerikan, përmes së cilit liderët shqiptarë nga Lugina e Preshevës kanë vizituar institucione të ndryshme atje dhe pas shumë vizitave më 21 janar Kongresi amerikan ka aprovuar rezolutën për diskriminin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, me theks të vecantë pasivizimin e adresave, duke ditur që dhjetra-mijëra shqiptarë janë të pasivizuar nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe problemet e tjera me të cilat ballafaqohen shqiptarët e këtushëm. 

 

Po presim që rezoluta të shkojë drejt Shtëpisë së Bardhë dhe me të të merret Pentagoni më seriozisht. Drafti përman pasivizimin e adresave, probleme të gjuhës shqipe, mos integrimin e shqiptarëve në institucione, mos lejimi i përdorimit të flamurit shqiptar në institucione dhe vendbanimet shqiptare, problemet me arsimin, ku diplomat nga Kosova nuk pranohen në Luginën e Preshevës. Kjo përbën shkelje drastike të të drejtave të njeriut. Në Luginën e Preshevës ne nuk jetojmë, ne mbijetojmë në Luginën e Preshevës, duke qenë se dita ditës vështirësohet jeta për qytetarët shqiptarë dhe kemi një migrim masiv”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy