Zgjedhjet në Serbi/ Ramabaja: Mori fund epoka e Vuçiçit, fitoi nacionalizmi modern, mbetet të shihet ‘shkëputja’ nga Rusia

Zgjedhjet në Serbi/ Ramabaja: Mori fund epoka e Vuçiçit, fitoi nacionalizmi modern, mbetet të shihet ‘shkëputja’ nga Rusia

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka rënë nga pushteti pas 14 vitesh, pasi "Lista Studentore" arriti të sigurojë një fitore historike duke projektuar deri në 140 ulëse në Kuvend.

 

 I ftuar në “MCN Live”, analisti dhe Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja, e cilësoi këtë epilog si fundin e një epoke të gjatë në Serbi. 

 

Sipas tij, surpriza më e madhe nuk ishte humbja e Vuçiçit, por pranimi i saj me një lehtësi të jashtëzakonshme publike, çka pritet të ngrejë pikëpyetje dhe analiza në ditët në vijim.

 

Ramabaja vlerësoi se vota e 25 tetorit përfaqëson një përplasje mes dy rrymave të nacionalizmit serb, ku kësaj radhe triumfoi krahu që synon integrimin evropian.

 

 

Surpriza më e madhe nuk ishte humbja e Vuçiçit, por pranimi i saj me një lehtësi të jashtëzakonshme publike, çka pritet të ngrejë pikëpyetje dhe analiza në ditët në vijim.

 

Dje u përmbyll një kapitull i historisë në Serbi. Mori fund epoka e Vuçiçit. Ndërkaq, a do të marrë fund edhe epoka e destabilizimit të rajonit përmes Serbisë? Mbetet çështje e hapur. 

 

Vota e 25 tetorit përfaqëson një përplasje mes dy rrymave të nacionalizmit serb, ku kësaj radhe triumfoi krahu që synon integrimin evropian.

 

Kishim të bënim me një ndarje të dy rrymave politike që kishin të bënin me orientimin gjeopolitik. Rryma e parë dominohej nga Vuçiçi, klerofashistët serbë, kisha dhe një pjesë e mirë e ushtrisë. 

 

Rryma e dytë ishte inteligjencia serbe, sidomos ajo e angazhuar nëpër universitete në Beograd, Novi Sad dhe Nish, e cila ka një prirje që ta bëjë shkëputjen historike nga ndikimi rus dhe të shfrytëzojë të mirat e Brukselit. 

 

Kemi të bëjmë me dy rryma të nacionalizmit serb: nacionalizmin klerikal dhe atë modern. Nacionalizmi modern fitoi dje. 

 

 

Prof.Ramabaja ngriti pikëpyetje të mëdha mbi sfidat e ardhshme të lëvizjes fituese studentore, veçanërisht sa i përket influencës së Moskës në Ballkan dhe raporteve të tensionuara me fqinjët.

 

Në këto zgjedhje fitoi nacionalizmi modern, por tani mbetet të shohim se sa do të jetë në gjendje kjo forcë e re që vërtet ta shkëpusë Serbinë nga ndikimi i Rusisë dhe t'i japë fund epokës së Vuçiçit, e cila karakterizohet me destabilizim të përhershëm në politikën e jashtme, sidomos në raport me fqinjët, në radhë të parë me Bosnjën dhe me Kosovën.

 

 Vuçiçi bëri një përpjekje të jashtëzakonshme për një rigrupim politik brenda Ballkanit që ai e quajti 'Ballkani i Hapur', e që do të shërbente si një mini-Jugosllavi dhe si letër lakmuese për fuqitë e jashtme për dominim gjeopolitik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy