Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri me dije gjatë një konference për mediat mbrëmjen e kësaj të marte se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re.
Garancia jepet në Kuvend prandaj edhe kërkohen votat aty, ndërsa gjasat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy ose më shumë kandidatë, atëherë detyrimi im është për të parë kush I ka nga ata gjasat më të mëdha.
VV dhe Glauk Konjufca që sapo përfundova takimin me ta kanë besim të plotë që mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t’i bëjnë votat, mua më takon që të bindem që kanë gjasa, dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa, ashtu siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetueses. Sikur mos të kishte fare propozim do të kishim një situatë krejt tjetër.
Konjufca u propozua si mandatar për formimin e qeverisë nga LVV meditën e sotme.



