Kuvendi i Kosovës, seancë të veçantë në nderim të kongresistit të ndjerë amerikan Eliot Engel

Kuvendi i Kosovës, seancë të veçantë në nderim të kongresistit të ndjerë amerikan Eliot Engel

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mbajtën një seancë përkujtimore në nderim të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill në moshën 79-vjeçare.

 

Një fotografi e Engelit, njërit prej mbështetësve më të mëdhenj të Kosovës, u vendos pranë foltores së Kuvendit, nga ku zyrtarë të lartë dhe deputetë shprehën respekt dhe vlerësim për figurën e tij.

 

Eliot Engel u përkujtua si zëri i lirisë, çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

 

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, tha se e kujton Engelin si një figurë që i doli përkrah Kosovës në ditët më të vështira, që nga vitet ’90, kur shqiptarët e Kosovës vuanin nën regjimin e ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç, dhe bota ende hezitonte të vepronte.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vlerësoi Engelin si “mik dhe mbështetës të madh të shqiptarëve në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti”.

 

Kurti theksoi se Engel ishte një shërbyes i përkushtuar i qytetarëve amerikanë dhe një zë i fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe liritë civile për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan.

 

Ai kujtoi edhe një deklaratë të Engelit gjatë shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2018: “Dua ta shoh Kosovën të njohur nga çdo shtet në botë, dua ta shoh Kosovën të anëtarësuar në Kombet e Bashkuara dhe në NATO,” citoi Kurti.

 

Mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën gjatë dekadave e ka bërë Engelin një figurë të dashur dhe të respektuar në vend.

 

Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë në nder të tij, si dhe ka lëshuar një pullë postare me portretin e Engelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy