Kriza presidenciale në Kosovë/ Haxhiu: Kurti po injoron opozitën, rrezikohet demokracia (VIDEO)

Kriza presidenciale në Kosovë/ Haxhiu: Kurti po injoron opozitën, rrezikohet demokracia (VIDEO)

Ditën e djeshme, presidentja Vjosa Osmani i dorëzoi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas përfundimit të mandatit të saj presidencial. 

 

Në një intervistë për studion e lajmeve në MCN TV, analisti Baton Haxhiu komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar tensionet dhe sfidat për zgjedhjen e një presidenti konsensual deri më 28 prill.

 

Besoj se jo, për arsye se Albin Kurtit i konvenon kjo. Ai ka zgjedhur tashmë të zvarrisë procesin dhe sa më shumë ta shtyjë, aq më shumë përfiton nga diaspora në sezonin e verës. Ky model qeverisjeje tregon se Kurti bën strategjinë e tij duke injoruar totalisht opozitën, e cila është e paaftë në këtë situatë. Kjo politikë po krijon varfëri dhe heshtja që ajo gjeneron po fuqizon dominimin politik të Kurtit.

 

Për pyetjen nëse opozita ka interes të bllokojë zgjedhjen e presidentit, analisti shtoi:

 

Opozita do të donte të shkohej menjëherë në zgjedhje për të zgjedhur presidentin më herët. Por në këtë situatë, i konvenon një njeriu që ka pushtetin në dorë, si Albin Kurti, i cili udhëheq politikën pa pengesa.Opozita është shumë e dobët, ndërsa Kurti shumë i fortë. Nëse lirohen të burgosurit në Hagë, mund të krijohet një frymë e re, përndryshe Vetëvendosja do të vazhdojë të dominojë.

 

Në lidhje me pritshmëritë nga një mundësi e re zgjedhjesh, Haxhiu tha: “LVV ka arritur maksimumin, por del sërish e para. Nëse vazhdohet me këtë model, nuk dihet kur do të fillojë një qeverisje e plotë. LVV kërkon dominim të ngjashëm me modele si Edi Rama, Gruevski apo Vuçiç. Demokracia po bëhet gjithnjë e më e rrezikuar.”

 

Në një koment mbi situatën politike në Shqipëri dhe akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës, Haxhiu tha se: “Shqipëria ka një konflikt politik të pafund. Njëra palë ka përjetuar gjithçka në politikë, ka ndërtuar PD-në dhe tani po e varros atë. Kjo po dëmton vendin, por përgjegjësia nuk duhet kërkuar vetëm te kjo palë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy