SHBA përgatit furnizim të ri me armatim me vlerë prej 14 milionë dollarësh për Kosovën

SHBA përgatit furnizim të ri me armatim me vlerë prej 14 milionë dollarësh për Kosovën

 

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosova, me një vlerë prej 14 milionë dollarësh ose më shumë, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.

 

Njoftimi është dërguar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes Byrosë për Çështje Legjislative, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

 

Dokumenti i është përcjellë Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit Amerikan.

 

Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane të njoftojë Kongresin për disa shitje ose leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

 

Në dokumentin e Kongresit nuk jepen detaje publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë leje.

 

Njoftimi për furnizimin e Kosovës me armatim të ri amerikan vjen në një kohë kur kongresistë amerikanë po bëjnë thirrje që Uashingtoni të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

 

Kosova ka vijuar ndër vite të furnizohet me pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë dronë, autoblinda dhe mjete të tjera ushtarake, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës po kalon procesin e transformimit në ushtri.

 

Megjithatë, Kosova nuk ka bërë ende kërkesë formale për anëtarësim në NATO, pasi përballet me pengesa të mëdha, për shkak se ende nuk njihet nga katër vende anëtare të aleancës: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

 

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur që nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, ndryshe nga NATO, e cila vazhdon të insistojë që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si reagimi ndaj krizave dhe mbrojtja civile.

 

Ende nuk është e qartë se kur do të dislokohen kontingjentet e para të pajisjeve, megjithëse sipas disa raportimeve kjo mund të ndodhë gjatë muajit maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy