SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën/ Sheholli: Rezultat i abuzimit me vullnetin e popullit dhe tradhti kombëtare nga Kurti

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën/ Sheholli: Rezultat i abuzimit me vullnetin e popullit dhe tradhti kombëtare nga Kurti

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar për një afat të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën, një zhvillim i rëndësishëm diplomatik që lidhet me shqetësimet ndaj veprimeve të Qeverisë në detyrë. 

Vendimi ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik dhe në qarqet politike. 

Drejtori i Institutit për Marrëdhënie Ndëretnike, Fatmir Sheholli, e ka cilësuar këtë situatë si pasojë të drejtëpërdrejtë të veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e quajtur madje "tradhti kombëtare".

Sheholli kujtoi se paralajmërime ndaj qasjes së Qeverisë Kurti janë dhënë vazhdimisht, si nga administrata e mëparshme e Biden, ashtu edhe nga ajo aktuale e presidentit Trump.

Ka kohe që ne kemi marrë paralajmërime të kohëpaskohshme nga administrata edhe e ish-presidentit Biden dhe kjo e tanishmja e Trump dhe te themi te drejtën thënë më së buti, nuk besoj se ka shqiptarë në Kosovë, të cilët do ti gëzohet këtij lajmi të djeshëm. 

Ky pezullim është rezultat i abuzimit me vullnetin e popullit nga ana e Kurtit. Ai nuk ka marrë votën e qytetarëve të Kosovës për të prishur marrëdhëniet me SHBA-të, partnerin tonë më të rëndësishëm historik dhe strategjik.

Nuk besoj se ka shqiptar në Kosovë që i gëzohet këtij lajmi. 

Kjo është një shkelje e rëndë e besimit dhe e mandatit të dhënë nga populli. 

Shaholli shkon me tej dhe e cilëson këtë gjendje të krijuar si një tradhti kombëtare nga ana e kryeministrit Kurti, duke mos harruar se SHBA ishte ajo që ndihmoi në krijimin e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur.  

Thëne më së ashpëri, kjo është një tradhti kombëtare, sepse ata të cilët mëtojnë që në një formë apo tjetër ti shkëpusin apo ti zbehin marrëdhëniet me SHBA, me një shteti i cili po të mos ishte Clinton, të gjithë ata të cilët edhe pasnesër do ti shohim në Hagë duke mbrojtur pjesëtarët e UÇK-së, sot Kosova, nuk do te ishte kjo e cila është, shtet i pavarur, demokratik dhe sovran, prandaj është tradhti e quajtur kombëtarë, 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy