Zgjedhjet në Kosovë/ Halimi: Kurti të japë postin e Presidentit dhe të bëjë marrëveshje

Zgjedhjet në Kosovë/ Halimi: Kurti të japë postin e Presidentit dhe të bëjë marrëveshje

Jeton Halimi, analist tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se Albin Kurti duhet të ulet dhe të negociojë me partitë e tjera për krijimin e qeverisë. 

 

Sipas Halimit, Kurti i penalizua nga fakti se dëshironte të kapte të gjitha institucionet.

 

Kurti nuk ka dashur të bashkëpunojë me opozitën dhe ka dashur të kapë të gjitha institucionet e shtetit. Opozita ka kërkuar kandidatë konsensualë ose marrëveshje politike klasike dhe Kurti nuk ka dashur, pasi ka dashur një President kukull. 

 

Kurti nuk mund t’i themelojë institucionet e Kosovës.

 

Shpresoj që Kurti të ulet të negociojë dhe ta ndajë kulaçin. Është në dorën e Kurtit kë të pranojë si partner për të kaluar 4 vite. Kurti i ka humbur 9 mandate. 

 

Nëse çon popullin sërish në zgjedhje, do i humbë dhe 10 mandate të tjera.

 

 Kurti duhet ta japë postin e Presidentit dhe të bëjë marrëveshje. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy