Rreth 700 biznese janë mbyllur në Kosovë gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë situatë janë shtrenjtimi i energjisë, konkurrenca nga importi, mungesa e fuqisë punëtore dhe kostoja e lartë e punës.
Të dhënat e Ministrisë së Industrisë tregojnë se në periudhën janar-qershor 2025 janë mbyllur 698 biznese, krahasuar me 833 një vit më parë.
Por, paralelisht, janë regjistruar mbi 6 mijë e 600 biznese të reja, shifër më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Edhe pse shifra e bizneseve të hapura është në rritje, autoritetet paralajmërojnë se mbeten sfida serioze për mbijetesën e kompanive vendore.
Sipas të dhënave, shumica e bizneseve të reja janë tregtare ose shërbyese, ndërsa mungesa e bizneseve prodhuese po pengon zhvillimin e prodhimit vendas dhe krijimin e vendeve të punës.



