Skadon afati i Kushtetueses/ Ramabaja: Nëse nuk ka vendim të qartë, mund të kemi rikorigjim të Pakos së Ahtisarit në dëm të Kosovës (VIDEO)

Skadon afati i Kushtetueses/ Ramabaja: Nëse nuk ka vendim të qartë, mund të kemi rikorigjim të Pakos së Ahtisarit në dëm të Kosovës (VIDEO)

Sot skadon afati i masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila që nga data 5 shtator 2025, ka pezulluar përkohësisht veprimet dhe vendimet e Kuvendit, përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë së re.

Kjo masë u vendos si rezultat i një ankese të paraqitur nga Lista Serbe, e cila kundërshton zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit që përfaqëson komunitetet joshumicë.

Në një prononcim për "MCN live", analisti politik Sadri Ramabaja deklaron se Gjykata Kushtetuese ndodhet përpara një vendimi historik, që mund të ketë pasoja të thella për rregullimin kushtetues dhe sovranitetin institucional të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ndodhet para një alternative, ta rikorigjoj Pakon e Ahtistarit, duke bërë një hap tutje ‘Pako plus’ në dobi të Serbisë që do të thotë ta bëj ‘invalide’ Republikën e Kosovës, ose të përgjigjet qartë dhe pa ekuivokë, se pozicioni i nënkryetarit të komuniteteve, nuk mund të marrë përmasat e një vetoje dhe se Republika nuk mund të shndërrohet në peng të tekave politike të askujt në kë të rast të asnjërit të nënkryetareve të komuniteteve. 

Pra, në këtë pikpamje do të kemi një vendim relativisht historik të çfarëdo natyre qofte, në rrafshin negativ ose pozitiv. 

Republika e Kosovës nuk mund të shndërrohet në peng të tekave politike të askujt. Kushtetuta dhe Pakoja e Ahtisarit nuk i kanë parashikuar këto kompetenca për nënkryetarët që përfaqësojnë komunitetet. 

Sipas Ramabajës, në vend të interpretimit teknik dhe kushtetues, Gjykata Kushtetuese është futur në një terren politik, i nxitur nga interesa të ngushta, duke rrezikuar të marrë një vendim që e tejkalon mandatin e saj ligjor.

Kjo çështje është zgjidhur përmes Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës. Por grupimi aktual në Kushtetuese është shtyrë të marrë një rol që nuk i takon. 

Kjo është edhe arsyeja që Gjykata Kushtetuese është mbështetur për muri, dhe ai grupim i gjykatësve kanë marrë në rol që nuk do duhej të kishte marrë sepse këtë çështje e ka zgjidhur Pakoja e Ahtisarit  dhe Kushtetuta e Kosovës, por të shtyrë nga interesat e ngushta politike, kanë ardhur në pozicionin ku do duhej të marrin një vendim të natyrës historike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy