Tetë muaj pas zgjedhjeve konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar

Tetë muaj pas zgjedhjeve konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar

Pas tetë muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe plot gjashtë muaj nga seanca e parë konstituive, Kuvendi i Kosovës është konstituuar zyrtarisht më 10 tetor, duke zgjidhur një nga ngërçet më të zgjatura institucionale të viteve të fundit.

Ngërçi kishte ardhur si pasojë e mungesës së konsensusit për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, siç parashikohet nga Kushtetuta.

Në seancën e së premtes, deputetët votuan për Nenad Rashiq, kryetar i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Në votimin e zhvilluar, Rashiqi mori 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, duke u bërë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Ai siguroi mbështetje jo vetëm nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa prej përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë joserbe, por edhe nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër.

Zgjedhja e Rashiqit vjen pas një serie dështimesh dhe bojkotesh nga Lista Serbe, që për muaj të tërë kishte bllokuar formimin e plotë të Kuvendit, për shkak të mospajtimeve mbi përfaqësimin në postet kyçe.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në normalizimin e funksionimit institucional në Kosovë dhe hap rrugën për rifillimin e punës së plotë legjislative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy