Alarmi për bombë ndaj Kuvendit/ Policia e Kosovës:  Kërcënimi ka ardhur përmes një SMS-je

Alarmi për bombë ndaj Kuvendit/ Policia e Kosovës: Kërcënimi ka ardhur përmes një SMS-je

Kuvendi i Kosovës është boshatisur sot, pak para nisjes së seancës së 42-të, pas pranimit të një kërcënimi për mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se deputetët dhe stafi janë evakuuar nga ndërtesa e Kuvendit pas marrjes së një informate për një kërcënim me bombë.

Në një njoftim për media, Policia ka konfirmuar se kërcënimi ka ardhur përmes një SMS-je.

“Sot, me datë 05.07.2025, në orët e paradites, është pranuar një informatë (përmes SMS-je) për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objekti. Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë, të cilët, së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, po kryejnë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mediat raportojnë se mesazhi kërcënues, i shkruar në gjuhën angleze, ka arritur në adresën e një punëtoreje në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy