Costa, takime me Haxhiun dhe Kurtin: Udhëheqësit politikë duhet ta bëjnë prioritet integrimin evropian

Costa, takime me Haxhiun dhe Kurtin: Udhëheqësit politikë duhet ta bëjnë prioritet integrimin evropian

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Kosovë është pritur në takime të ndara nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

 

Fillimisht, Costa u takua me Haxhiun, e cila theksoi se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje demokratike e qytetarëve.

 

Ajo diskutoi me të për një sërë çështjesh, përfshirë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe stabilitetin rajonal.

 

“Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje demokratike e qytetarëve tanë”, shkroi Haxhiu në një postim pas takimit.

 

Para takimeve në Prishtinë, Costa theksoi në platformën “X” se udhëheqësit politikë në Kosovë duhet ta bëjnë prioritet integrimin evropian dhe të punojnë së bashku për këtë qëllim.

 

“Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabile dhe funksionale që zbatojnë reforma dhe përmbushin zotimet që dalin nga dialogu Kosovë-Serbi”, u shpreh Costa.

 

Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por ai ende nuk është trajtuar në fazën formale të shqyrtimit nga institucionet e BE-së.

 

Haxhiu vlerësoi se Kosova ka një shoqëri me orientim të fortë pro-evropian dhe se kjo përbën bazë për rrugën e saj drejt integrimit.

 

Sa i përket Planit të Rritjes së BE-së, ajo e cilësoi atë si një mundësi konkrete për zhvillim ekonomik dhe afrim me tregun e përbashkët evropian.

 

Paketa financiare e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027 kap vlerën e 6 miliardë eurove dhe përfshin grante dhe kredi të favorshme për vendet e rajonit.

 

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Costa pritet të takohet edhe me përfaqësues të partive opozitare.

 

Vizita e tij në Kosovë është pjesë e një turi në vendet e Ballkanit Perëndimor. Më herët, Costa ka vizituar Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy