VV e dërgon në Kushtetuese dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit: Është jokushtetues

VV e dërgon në Kushtetuese dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit: Është jokushtetues

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen që lidhet me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Më herët, në një prononcim për media, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e cilësoi dekretin e presidentes si jokushtetues dhe të nxituar.

 

Haxhiu tha se pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë me shpejtësi për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe të marrë fillimisht një masë të përkohshme, duke paralajmëruar se pasojat mund të jenë të pariparueshme nëse situata nuk trajtohet në kohë.

“Vendimi i presidentes për ta shpërndarë Kuvendin për mua ka qenë befasi, sepse është jokushtetues dhe i ngutshëm. Si të tillë do ta kundërshtoj edhe në cilësinë time si kryetare e Kuvendit”, është shprehur Haxhiu.

 

Dekreti i presidentes Vjosa Osmani për t’i dhënë fund legjislaturës së 10-të ka thelluar përplasjet politike mes pushtetit dhe opozitës.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë vlerësuar si kushtetues dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, duke akuzuar Vetëvendosjen se po e keqinterpreton Kushtetutën për të prodhuar kriza institucionale.

 

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, subjekti që drejton qeverinë, e ka cilësuar dekretin si antikushtetues dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Presidentja Osmani e dekretoi shpërndarjen e Kuvendit pasi deri më 5 mars nuk u arrit të zgjidhej presidenti i vendit.

 Ajo gjithashtu ka zhvilluar konsultime me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

 

Liderët politikë janë takuar disa herë për të gjetur një figurë konsensuale për postin e presidentit, por pa arritur një marrëveshje.

 

Sipas Kushtetutës së Kosovës, ekziston një afat prej 60 ditësh për të gjetur një zgjidhje dhe për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy