Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Nis publikimi i rezultateve

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Nis publikimi i rezultateve

Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë nisur të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Në Podujevë janë numëruar mbi 72% të votave. Sipas rezultateve paraprake kryetari aktual dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje,  Shpejtim Bulliqi po kryeson me 52.89%  dhe pritet ta fitojë pa balotazh një mandat të dytë.  Kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni ka marrë 39.2%. 

 

Në Pejë janë numëruar 83.7 për qind të votave. Kandidati  i LDK-së ka marrë 46.23% të votave.

 

Sipas rezultateve të deritanishme Lista Serbe ka fituar fituar pa balotazh në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin-Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot e Mitrovicë të Veriut.

 

Gjilani po shkon drejt balotazhit pas numërimit të mbi 38% të votave. Alban Hyseni, kryetari aktual ka marrë 48.96% ndërsa pritet të jetë në balotazh me kandidatin e LDK-së, Arbër Ismajlin, i cili ka marrë 33.04% të votave. 

 

21:02- Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në Kosovë ka nisur të publikojë rezultatet e para të zgjedhjeve lokale të mbajtura këtë të diel.

 

Në Prishtinë Përparim Rama i LDK-së prin me 34%, ndërsa Hajrulla Çeku i VV ka 32%. 

 

Në komunën Drenas, kryetari aktual Ramiz Lladrovci ka 48.06% ndërkohë, Petrit Hajdari i PDK-së, ka 33.98% apo 210 vota.  

 

Në Shtime gara duket e ngushtë mes kandidatit të VV-së dhe kryetarit aktual Qemajl Aliu dhe atij të PDK-së, Përparim Ramusa.

 

Procesi i votimit ka përfunduar në orën 19:00 në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës.

 

Sipas të dhënave preliminare të pranuara nga rreth 95% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 791,123 votues, apo 39.07% nga gjithsej 2,025,105 votues me të drejtë vote.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy