Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së, Kuvendi voton pro tij

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së, Kuvendi voton pro tij

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo pasi ditën e sotme delegatët e pranishëm në Kuvend votuan në mënyrë të fshehtë për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut.

 

Rreth 55% e delegatëve votuan pro kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke refuzuar dorëheqjen e tij.

 

Në total nga 300 delegatë, 164 votuan kundër dorëheqjes së tij dhe 136 pro.

 

Në përfundim të votimit Abdixhiku bëri thirrje që të gjithë të bashkohen, me qëllim ringritjen e partisë.

 

Në këtë mes nuk ka as humbës e as fitues”, u shpreh ai.

 

Abdixhiku i paraqiti Kuvendit të LDK-së dorëheqjen nga partia, pas rezultatit të arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy