Prokuroria kërkon 180 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së/ Berisha: Kërkesa ka më shumë karakter politik se sa juridik (VIDEO)

Prokuroria kërkon 180 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së/ Berisha: Kërkesa ka më shumë karakter politik se sa juridik (VIDEO)

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kërkoi dënim me 45 vjet burg për secilin nga katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. 

Prokurorja Kimberly West tha se katër të pandehurit duhet të shpallen fajtorë për 10 akuzat për të cilat u hetuan nën akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Avokati nga Prishtina, Besnik Berisha, ka komentuar për “MCN Live” se kërkesa e prokurorisë ka më shumë karakter politik sesa juridik.

 Është e qartë se historia është shkruar dhe nuk mund të rishkruhet, qoftë nga institucionet, qoftë nga Prokuroria apo Gjykata.

Kërkesa e parashtuar dje nga Prokuroria, me pretendimet përfundimtare për 45 vjet burg për secilin të akuzuar, është jashtëzakonisht e lartë dhe përfaqëson maksimumin e ashpërsisë penale. 

Kjo kërkesë ka më shumë karakter simbolik dhe politik sesa juridik, duke marrë parasysh tërë rrjedhën e procedurës penale. 

Sipas avokatit Berisha, krahasuar me kërkesat e Prokurorisë, Gjykata mund të japë një dënim më të balancuar në aspektin juridik.  

Në praktikën e drejtësisë penale ndërkombëtare, kërkesat e tilla shpesh bëhen për të krijuar një efekt publik, ndërsa Gjykata zakonisht merr vendime më të balancuara dhe nuk është e detyruar të ndjekë nivelin e ndëshkimit që kërkon prokuroria, veçanërisht kur ka tendenca të caktuara.

Juridikisht, ka shpresë, duke marrë parasysh tërë rrjedhën e procesit dhe perceptimin deri tani. 

Prokuroria ka dështuar të argumentojë aktakuzën e saj dhe, në këtë kontekst, mendoj se nëse respektohen parimet e Drejtësisë Ndërkombëtare dhe standardet e Drejtësisë Penale, duhet të ketë një epilog dhe një vendim lirues për të akuzuarit, të cilët ndodhen padrejtësisht në Hagë.

Aktakuzat e ngritura kundër katër ish-krerëve të UÇK-së kanë dështuar të mbështeten me prova të mjaftueshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy