Macron telefonatë me Vuçiç-in: Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që dëmton dialogun Kosovë-Serbi

Macron telefonatë me Vuçiç-in: Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që dëmton dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti francez Macron ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij serb Vuçiç ku ka vënë theksin tek rëndësia e vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.  Macron tha nëse Serbia do të vazhdojë rrugën e integrimit në BE duhet të vijojë me reformat e nisura dhe dialogun me Kosovën.

Ia ripërsërita me bindje që fati i Serbisë është evropian dhe shpresën time që ajo të mund të ecë përpara, në një frymë dialogu, në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit. Bëmë një shqyrtim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë. Gjithashtu folëm gjatë për situatën në rajon. Theksova rëndësinë që Franca i jep stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës, si dhe respektimit të shtetit ligjor. Rikujtova rëndësinë e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dënimin tonë për të gjitha veprimet e njëanshme që mund ta dëmtojnë atë. Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa jonë do të përmbushet dhe do të përqafojë fatin e saj në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi.

Macron tha se çdo veprim i njëanshëm që cenon procesin e dialogut mes dy vendeve është i dënueshëm dhe se dialogu është rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Një ditë më parë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë pritur në një takim zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker, ku fokusi i diskutimeve ishte forcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. 

“Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor në siguri dhe mbrojtje. Angazhohemi çdo ditë për një miqësi më të thellë, një aleancë më të fortë dhe bashkëpunim të qëndrueshëm në fushat me interes të përbashkët”, tha Albin Kurti.

Këtë të diel sekretarit Baker mbajti takime edhe në Maqedoninë e Veriut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy