Ish-shefi i Shërbimit të Inteligjencës në Kosovë shpallet fajtor edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët”

Ish-shefi i Shërbimit të Inteligjencës në Kosovë shpallet fajtor edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët”

Ish-shefi i Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, është dënuar edhe në rigjykim me 4 vjet e 8 muaj burgim për rastin e njohur si “Gylenistët”.

Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli sërish fajtor Gashin, i cili akuzohej se, në cilësinë e shefit të AKI-së, ishte angazhuar drejtpërdrejt në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, duke shkelur procedurat ligjore.

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, së bashku me anëtarët Medie Bytyqi dhe Leon Përlaska.

Sipas vendimit të gjykatës, përveç dënimit me 4 vjet e 8 muaj burgim, ndaj Gashit është shqiptuar edhe dënim plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike për një periudhë prej katër vitesh pas përfundimit të vuajtjes së dënimit me burgim.

Rasti “Gylenistët” lidhet me dëbimin e gjashtë shtetasve turq në vitin 2018, ngjarje që pati shkaktuar reagime të shumta politike dhe institucionale në Kosovë.

Më 19 korrik 2023, Themelorja  e kishte shpallur fajtor ish-shefin e AKI-së, Driton Gashi, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, derisa Valon Krasniqi dhe Rrahman Sylemani ishin liruar nga akuza.

Por, në dhjetor 2024, Gjykata e Apelit e ka kthyer këtë rast në rigjykim vetëm sa i përket pikës I të dispozitivit ndaj të akuzuarit Driton Gashi, ndërsa ka vërtetuar lirimin nga akuza për dy të akuzuarit tjerë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 24 shkurt 2021, Driton Gashi akuzohej se si person zyrtar në kohën e kryerjes së veprës penale drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tutje AKI, prej 23 mars 2018, e deri më 29 mars 2018, në Prishtinë, me qëllim që shtetasit e Republikës së Turqisë, Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Hyseyn Demir dhe Mustafa Erden, që kishin leje qëndrim të ligjshëm dhe të drejtën e punës në Kosovë dhe Osman Karakoya që kishte bërë kërkesë për leje qëndrim në Kosovë, e të cilit procedura nuk i kishte përfunduar, t’i dëbojë me forcë kundërligjshëm nga Kosova dhe t’i dorëzojë tek autoriteteve turke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy