Protesta në Strasburg/ OVL e UÇK dorëzon 285 letra në Asamblenë e KiE me shqetësimet për procesin në Hagë

Protesta në Strasburg/ OVL e UÇK dorëzon 285 letra në Asamblenë e KiE me shqetësimet për procesin në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së zhvilloi sot protestën e radhës në Strasburg, Francë, duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. 

Gjatë protestës, OVL e UÇK dorëzoi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës 285 letra, të cilat përmbajnë shqetësimet e tyre lidhur me proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale, kërkesën për transparencë dhe respektimin e të drejtave të të akuzuarve.

Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg të Francës. 

Gjatë kësaj proteste, u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale. 

OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë. 

Në letër, OVL e UÇK thekson disa çështje kyçe që, sipas tyre, cenojnë drejtësinë dhe integritetin e procesit. 

Një nga shqetësimet kryesore që OVL e UÇK ka shprehur përmes kësaj letre lidhet me natyrën e aktakuzave dhe kohëzgjatjen e paraburgimit.

Protesta në Strasburg pasqyroi pakënaqësinë e komunitetit shqiptar ndaj mënyrës se si po zhvillohet gjykimi në Hagë dhe synon të dërgojë një mesazh të fuqishëm për drejtësi dhe barazi para ligjit për ish-krerët e UÇK-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy