SHBA paralajmëron rishikim të kontributit në KFOR, ndryshimet bazuar në vlerësimin e rrezikut

SHBA paralajmëron rishikim të kontributit në KFOR, ndryshimet bazuar në vlerësimin e rrezikut

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në kuadër të një procesi më të gjerë të rishikimit të pranisë ushtarake të Aleancës në vend.

 

Një zyrtar i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi bazohet në rishikimin vjetor të kryer nga Komanda Supreme e Forcave Aleate në Evropë (SHAPE), e cila ka rekomanduar përshtatjen e pranisë së trupave në terren.

 

“Bazuar në rishikimin më të fundit vjetor të Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë, NATO-ja do të optimizojë pozicionimin e Forcës së Kosovës (KFOR). Si rezultat, Komanda Evropiane e SHBA-së do të bëjë një përshtatje, në faza dhe të bazuar në vlerësimin e rrezikut, të kontributit amerikan në KFOR, në përputhje me këtë rishikim të udhëhequr nga SHAPE”, tha zyrtari i EUCOM-it për Radion Evropa e Lirë.

 

Ai shtoi se SHBA-ja vazhdon ta konsiderojë misionin e KFOR-it një komponent kyç për ruajtjen e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor, pa dhënë detaje mbi natyrën apo përmasat e ndryshimeve të mundshme.

 

Javën e kaluar, NATO njoftoi se do ta zvogëlojë gradualisht praninë e saj në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm, duke argumentuar se situata e sigurisë ka shënuar përmirësime.

 

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë rreth 590 ushtarë të dislokuar në kuadër të KFOR-it në Kosovë, një numër dukshëm më i ulët krahasuar me mbi 5 mijë trupa të vendosura në vitin 1999, kur misioni u krijua pas përfundimit të luftës.

 

SHBA-ja mban gjithashtu kampin ushtarak Bondsteel pranë Ferizajt, i konsideruar si baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan.

 

KFOR-i aktualisht përbëhet nga më shumë se 4.600 trupa nga 31 vende pjesëmarrëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy