Zejnaj: Rubin demaskoi narrativën e Prokurorisë kundër UÇK. Dëshmia me lejen e DASH-it

Zejnaj: Rubin demaskoi narrativën e Prokurorisë kundër UÇK. Dëshmia me lejen e DASH-it

Politologu Argjend Zejnaj tha në “Mcn Informacion” se dëshmia e James e Rubinit e demaskoi insistimin e Prokurorisë se veprimet e UÇK-së kanë qenë të strukturuara, dhe nxori në pah narrativën e vërtetë se ky organizëm ka dalë nga revolta popullore. Sipas Zejnajt ende s’kemi një reagim nga qeveria Kurti, që sipas tij vepron me politikë ditore. 

 

Dëshmia e James Rubin demaskoi të tërën, dhe nxori në pah narrativën e vërtetë, që UCK ka qenë një organizëm i dalë nga revolta popullore, në të qenit nën represionin, gjenocidin, dhunën dhe masakrave të regjimit të Millosheviçit. Për Kosovën kjo dëshmi vjen në një moment kur perceptimi ndërkombëtar për luftën çlirimtare është përballur me sfida. Ne vazhdojmë të mos kemi një reagim as më të voglin nga qeveria në detyrë. Vazhdojmë të jeni nën trysninë e një politike ditore, të inateve që Kurti mund të ketë me Thaçin, Veselin. Por në Hagë është edhe ish-kryetari i grupit parlamentar të VV, dhe ish-kryetari i Kuvendit. Thaçi edhe në paraburgim po i mban aleatët, ndërsa Kurti në liri po na acaron me aleatët. James Rubin demaskoi intencën dhe insistimin e Prokurorisë se kanë qenë të strukturuara të gjitha veprimet. Rubini ka dëshmuar me lejen e DASH, dhe i bie deri diku i bie që ka dëshmuar DASH, administrata e atyre viteve dhe kjo e Trump 2. Gjykata Speciale e ka marrë mesazhin që s’do ketë tolerime”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy