Kasolli: Kuvendi i pezulluar, Gjykata Kushtetuese në Kosovë mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme

Kasolli: Kuvendi i pezulluar, Gjykata Kushtetuese në Kosovë mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme

Pas dështimeve të shumta në tentativën për ta konstituuar Kuvendin dhe pasi është mbyllur afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit, sipas vendimit të 24 korrikut të Gjykatës Kushtetuese.

Në një analizë për programin “MCN Live”, analisti Afrim Kasolli shprehet se, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese deri më 8 gusht, një ndër opsionet mund të jetë shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pajtohem se tashmë ndodhemi në një pezullim total, pasi kemi dështuar në implementimin e realizimit te detyrave kushtetuese dhe shtetërore.

Ne jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se a do të rekomandohet shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi tashmë Kuvendi ka dështuar të realizojë detyrën e tij kushtetuese dhe shtetërore. 

Sipas Kasollit, tashmë është gjithçka pezull nga forcat politike ne pritje te vendimit të Kushtetueses. 

Sipas normave juridike të Kuvendit është e qartë që nëse partia fituese dështon të sigurojë numrin e mjaftueshëm prej 61 votash, kjo detyrë i kalon automatikisht partisë së dytë ose atij që garanton shumicën e nevojshme për krijimin e qeverisë, duke u paraqitur tek Presidenti.

Nëse mund të aplikohet ky parim juridik edhe në rastin e konstituimit të Kuvendit, aktualisht pozitat janë të pandryshuara dhe të gjitha partitë politike janë në pritje të aktgjykimit të ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy