90 vjetori i lindjes, hapet në Prishtinë ekspozita “Kosova e Kadaresë”

90 vjetori i lindjes, hapet në Prishtinë ekspozita “Kosova e Kadaresë”

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është hapur zyrtarisht ekspozita “Kosova e Kadaresë”, një aktivitet i veçantë ky kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare. 

 

Ky organizim ka bërë bashkë Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe Shtëpinë-Studio Kadare të Bashkisë Tiranë.

 

Ekspozita vjen si një dëshmi e dokumentuar e lidhjes së fortë emocionale, letrare dhe gjeopolitike që shkrimtari ka pasur me Kosovën në etapat më të rëndësishme historike.

 

Gjatë ceremonisë së hapjes, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të diplomacisë vlerësuan maksimalisht jo vetëm universin letrar të Kadaresë, por mbi të gjitha peshën e tij si një intelektual që mbrojti çështjen shqiptare në botë.

 

Për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, Kadareja i përket asaj kategorie të rrallë krijuesish që kanë arritur ta kapërcejnë kohën dhe kufijtë e vendit të tyre.

 

Drejtoresha e Përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, u shpreh se Kadare i përket asaj kategorie të rrallë autorësh që arrijnë të shndërrojnë mitet, historinë dhe fatin e një kombi në lëndë universale. 

 

Ajo theksoi se kjo ekspozitë ndihmon për të parë pikërisht ato gjurmë të shkrimtarit që gjenden përtej librave të tij të botuar.

 

Ekspozita “Kosova e Kadaresë” do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët dhe artdashësit në Prishtinë, duke ofruar një guidë unike përmes materialeve, dokumenteve, letërkëmbimeve dhe dëshmive të angazhimit të tij intelektual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy