Osmani i drejtohet Kushtetueses për çështjen e emërimeve politike në KQZ

Osmani i drejtohet Kushtetueses për çështjen e emërimeve politike në KQZ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për të kërkuar sqarim lidhur me procesin e emërimit të anëtarëve të rinj të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Sipas Presidencës, dilema kushtetuese ka lindur për shkak se subjektet politike kanë propozuar më shumë kandidatë sesa parashikon Kushtetuta.

 

“Presidentja Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje. Sapo të merret përgjigjja, do të vijohet me emërimet. Në rrethanat aktuale janë bërë më shumë propozime nga grupet parlamentare sesa që parashikohet me Kushtetutë, prandaj kërkohet interpretimi i Gjykatës para se të vazhdohet tutje”, thuhet në reagimin e kabinetit të presidentes.

 

Presidenca bën të ditur se vendimmarrja për emërimet do të shtyhet deri në marrjen e një interpretimi zyrtar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa menjëherë pas këtij vendimi do të vijohen procedurat përkatëse.

 

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar tre kandidatë për përfaqësim në KQZ, ndonëse Kushtetuta parashikon një numër më të kufizuar.

 

Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, emërimi i anëtarëve të KQZ-së duhet të bëhet jo më vonë se 60 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Megjithatë, ky afat tashmë ka përfunduar.

 

Më 9 mars, presidentja Osmani u kërkoi subjekteve politike që të dorëzonin propozimet për anëtarë të rinj të KQZ-së, ndërsa afati për dorëzimin e tyre ishte deri më 16 mars.

 Pas pranimit të nominimeve, presidentja kishte në dispozicion pesë ditë për t’i emëruar ose refuzuar kandidatët e propozuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy