Ish raportuar të zhdukur/ Tre qytetarë nga Kosova gjenden të vdekur në një aksident në Maqedoninë e Veriut

Ish raportuar të zhdukur/ Tre qytetarë nga Kosova gjenden të vdekur në një aksident në Maqedoninë e Veriut

Tre qytetarë nga Vushtrria e Kosovës, të cilët ishin raportuar të zhdukur, janë gjetur të pajetë në një automjet të përmbysur në Maqedoninë e Veriut, në aksin rrugor nga pikëkalimi kufitar Bllacë drejt Shkupit, pranë kufirit me Kosovën.

 

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ngjarja është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, pasi është konstatuar një automjet tip “Mercedes” me targa gjermane i përmbysur në rrugë.

 

Policia, e mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka gjetur brenda automjetit tre persona pa shenja jete – një mashkull dhe dy femra. Vdekja e tyre është konfirmuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

 

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se më herët gjatë ditës, rreth orës 13:40, një shtetas i Kosovës kishte raportuar në Stacionin Policor Bit Pazar zhdukjen e tre personave. Kontakti i fundit me ta ishte bërë më 18 korrik, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

 

Lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkëqytetarëve e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi. 

 

Në shenjë zie dhe respekti për viktimat, ai njoftoi anulimin e koncerteve të planifikuara në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2026”.

 

 

Për ngjarjen ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

 

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik, ku humbën jetën tre qytetarët nga Vushtrria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy