Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Spahiu: Nuk pritet ndryshim nga zgjedhjet e 9 shkurtit, as dakordësi për krijimin e qeverisë (VIDEO)

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Spahiu: Nuk pritet ndryshim nga zgjedhjet e 9 shkurtit, as dakordësi për krijimin e qeverisë (VIDEO)

Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë nisur tashmë, pasi partitë politike dhe koalicionet që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë publikuar listat me kandidatët për deputetë.

Por, për profesorin e Shkencave Politike Nexhmedin Spahiu, në analizën e tij për “MCN Live”, nuk priten ndryshime të mëdha krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.

Fatkeqësisht mendoj se situata do të jetë pothuajse e njëjtë si në zgjedhjet kombëtare të 9 shkurtit.

 Mund të ketë ndonjë ndryshim minimal, një plus a minus në numrin e deputetëve, por përgjithësisht rezultati do të jetë i ngjashëm me atë që pamë më herët. 

Ndryshime mund të ndodhin brenda përbërjes së deputetëve, për shkak të sistemit të listave të hapura. 
Si pasojë e listave të hapura, qytetarët votojnë kandidatë individualë. 

Disa deputetë që janë zgjedhur në mandatin e kaluar mund të mos arrijnë të mobilizojnë votat e njëjta, ndërsa kandidatë të tjerë më aktivë mund të marrin më shumë mbështetje.

 Kjo mund të sjellë ndryshim në përbërjen e parlamentit, por jo domosdoshmërisht në përqindjet e partive politike.

I pyetur pse partitë nuk po arrijnë dakordësi për koalicionet dhe pse procesi i formimit të qeverisë mbetet i bllokuar, prof.Spahiu u shpreh pesimist. 

Në teori, qytetarët i rendisin partitë sipas preferencave të tyre, dhe pas zgjedhjeve partitë bashkohen për të krijuar qeverinë.

 Por fatkeqësisht, në praktikë partitë këtu nuk mendojnë kështu. Secila kërkon pjesën më të madhe të pushtetit.

Mosdakordësia mes partive është rrënjosur thellë në kulturën politike. 
Është shumë e vështirë të arrihet pajtim. Kjo vjen nga një mentalitet konfliktual mes partive, ‘mentalitet cubash’ që kur e ndajnë prenë e tyre edhe mund të vriten mes vete sepse secili do te ketë hisen më të madhe me atë se çfarë kanë plaçkitur.

Ky mentalitet bllokon çdo marrëveshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy