Vuçiç e akuzon për organizimin e protestave në Serbi/ Kurti: Diktatorët nuk u besojnë qytetarëve të tyre

Vuçiç e akuzon për organizimin e protestave në Serbi/ Kurti: Diktatorët nuk u besojnë qytetarëve të tyre

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një fjalim të mbajtur pas votimit si mandatar për formimin e qeverisë së re nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë, është ndalur edhe te zhvillimet në Serbi dhe marrëdhëniet me Beogradin zyrtar.

Kurti deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka akuzuar se po qëndron pas protestave që po zhvillohen në disa qytete serbe.

Së fundmi, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, më ka akuzuar se gjoja unë po organizoj protestat atje.  Se ato po bëhen nga ne. 

Kështu ndodh me të gjithë ata diktatorë që janë shkëputur nga populli i tyre, të cilin e shtypin, e shfrytëzojnë dhe nuk i besojnë. 

Ndërkohë, Serbia po përballet me një krizë të thellë politike dhe shoqërore. 

Protestat masive, që fillimisht nisën në mënyrë paqësore, janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit, sidomos në Beograd dhe qytete të tjera.

Situata u tensionua veçanërisht pas tragjedisë në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona pas shembjes së një tende. Që prej asaj kohe, qytetarët kanë dalë në rrugë për të kërkuar përgjegjësi nga autoritetet.

Raportimet nga terreni flasin për dhunë policore ndaj protestuesve, arrestime të shumta dhe akuza serioze për përdorimin e grupeve kriminale nga ana e qeverisë serbe për të shtypur demonstratat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy