Raporti i DASH: Kosova në Nivelin 2 për luftën kundër trafikimit të njerëzve, bëri përpjekje por jo mjaftueshëm

Raporti i DASH: Kosova në Nivelin 2 për luftën kundër trafikimit të njerëzve, bëri përpjekje por jo mjaftueshëm

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka renditur Kosovën në Nivelin 2 në Raportin Vjetor për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, duke vënë në dukje se përpjekjet janë shtuar, por ende nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur plotësisht standardet ndërkombëtare.

Niveli 2 përfshin ato vende ku qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme, por nuk arrijnë të përmbushin standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Në të njëjtën kategori renditen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Raporti, i publikuar më 29 shtator nga Departamenti Amerikan i Shtetit, vë në pah se Kosova ka intensifikuar përpjekjet për të luftuar trafikimin krahasuar me vitin e kaluar, duke përfshirë ndjekjen penale të një numri më të madh personash të dyshuar për trafikim dhe identifikimin e shumë viktimave.

Megjithatë, Qeveria nuk i ka përmbushur disa standarde minimale në fusha kyçe, ndaj Kosova mbetet në Nivelin 2, sikurse edhe në raportimin e mëparshëm. Mangësitë kryesore përfshijnë: dënimin e paktë të trafikantëve dhe shqiptimin e dënimeve nën minimumin e parashikuar me ligj.

Raporti, gjithashtu, thekson se rastet e fëmijëve të detyruar nga prindërit për të lypur rrugëve, trajtohen shpesh si neglizhencë ose keqtrajtim, e jo si trafikim, duke ngritur shqetësime për identifikimin e pasaktë të viktimave.

Autoritetet në Kosovë kanë ndjekur më 2024, 49 trafikantë të dyshuar në 17 raste të reja. E një vit më herët ishin tetë raste me 10 të dyshuar.

Por raporti ka theksuar se gjykatat e kanë dënuar vetëm një trafikant seksual, rënie prej numrit 14 sa ishte më 2023. Ai u dënua me tetë muaj burgim, që ishte nën dënimin minimal prej pesë vjetësh burgim. Dënimet nën këtë minimum dëmtojnë përpjekjet për t’i mbajtur trafikantët përgjegjës dhe nuk pasqyrojnë seriozitetin e krimit, thuhet në raport.

Ndërkaq janë identifikuar 14 viktima, krahasuar me 17 sa ishin një vit më herët. Shumica e viktimave morën asistencë ligjore, mjekësore dhe psikologjike, këshillim, edukim dhe mbështetje për riintegrim. Për këto, Qeveria është vlerësuar për rritjen e financimit.

Rekomandim për Kosovën është thënë se duhet t’i përforcojë dukshëm përpjekjet ndaj trafikimit, t’i hetojë e ndjekë penalisht trafikantët dhe dënimet të jenë më të rënda. Rekomandohet edhe ndjekja e rasteve të trafikimit sidomos te grupet e ndjeshme.

Në të njëjtën kategori renditen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy