Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ Përfundon sot afati i regjistrimit për votuesit jashtë vendit

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ Përfundon sot afati i regjistrimit për votuesit jashtë vendit

Sot përfundon afati i regjistrimit për votuesit jashtë vendit, të cilët dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, aplikimi për regjistrim për të votuar jashtë vendit është hapur më 6 maj.

 Në platformën për votuesit jashtë vendit specifikohen mënyrat dhe përzgjedhja se si qytetarët dëshirojnë të votojnë.

Votuesit jashtë vendit mund të zgjedhin të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, përmes postës në kutitë postare jashtë Kosovës ose përmes postës në kutinë postare në Kosovë.

Votuesit që do të regjistrohen për të votuar në përfaqësitë diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor, ndërsa votuesit përmes postës mund të votojnë nga 25 maji deri më 6 qershor.

Gjithashtu, edhe qytetarët e Kosovës që ditën e zgjedhjeve të 7 qershorit ndodhen jashtë vendit do ta kenë mundësinë të votojnë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë aprovuar 99 mijë e 498 kërkesa për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës, nga 117 mijë e 246 kërkesa gjithsej.

Shtetet që prijnë për nga numri i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës janë Gjermania dhe Zvicra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy