Gazetari Sebastian Zonja thotë se Britania e Madhe mund të marrë Kosovën për krahu dhe të thotë do e bëjmë anëtare të NATO-s dhe pjesë të Bashkimit Europian, pasi ka eksperiencën dhe historinë.
Nga studio e “MCN Informacion”, ai deklaroi se Greqia është afër njohjes së Kosovës dhe thjesht duhet shtytur pak më tutje, pasi është çelur konsullata dhe ka marrëdhënie të mira mes dy vendeve.
"Britania e Madhe mund të jetë një interlokutor i rëndësishëm për njohjen e Kosovës, pasi Greqia aktualisht është shumë afër njohjes së Kosovës, janë teknikalitete, çështje politike. Britania mund të luajë si interlokutor për njohjen e Kosovës, ka një konsullatë, marrëdhënie shumë të mira.
Greqia mund të japë ndihmë edhe për ortodoksinë në Kosovë, pasi ka ortodoksi shqiptare në Kosovë dhe të mos jetë një lloj marrjeje e atributeve që të qenit ortodoks duhet të jesh serb në Kosovë.
Sa i përket çështjes së besimit pa themelimin e një rendi të drejtë ligjor ku mosmarrëveshjet mes palëve zgjidhen në gjykatë dhe të kemi besim që po votuam, vota jonë numërohet, euroskepticizmi sa do të vijë dhe shtohet.
Kur shtohet euroskepticizmi në Gjermani dhe në Francë që janë themelueset e BE-së, në Shqipëri dhe Ballkan do të shtohet dhe do të shtohet.



