Këshilli Prokural i Kosovës ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit Besim Kelmendi. Vendimi me 5 vota pro vjen një ditë pasi ai u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale si dëshmitar për masakrën e Reçakut. Në vendin e tij është emëruar prokurori Agron Qalaj.
Kelemendi hodhi poshtë raportimet se ka qenë bashkëpunëtor i gjyqtares hetuese të rastit të Reçakut, Danica Marinkoviç. Ai tha se ka punuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe këtë e ka shfrytëzuar për t’i ofruar dokumente Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut si dhe mediave për mbulimin e krimeve që bënte Serbia.



