
Analisti Dorajet Imeri, i ftuar në emisionin “MCN Informacion”, tha se më sfiduese dhe shqetësuese sesa pezullimi i vizave për Kosovën dhe Shqipërinë është fakti që dy vendet nuk kanë ende një ambasador amerikan të fuqishëm.
Sipas tij, vendimi i SHBA-së për të ndryshuar politikat e emigracionit ka të bëjë kryesisht me sigurinë kombëtare amerikane dhe jo domosdoshmërisht me sigurinë e dy vendeve shqiptare.
Besoj se Shqipëria dhe Kosova duhet të komunikojnë më intensivisht me SHBA-në.
Aktualisht, mungesa e ambasadorëve të fuqishëm në të dy vendet është më shqetësuese dhe me sfiduese se vetë pezullimi i vizave.
Ata akoma nuk kane një ambasador fuqiplote, por janë me të ngarkuar të punëve në ambasadë.
Kosova, Shqipëria dhe i gjithë rajoni nuk janë më në fokusin kryesor të politikës amerikane, dhe kjo e bën situatën më shqetësuese se vetë pezullimi i vizave.



