Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar propozimin për formimin e qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti.
Në votimin e mbajtur sot, kabineti i propozuar mori vetëm 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime, duke mos arritur shumicën e nevojshme për t’u miratuar.
Pas rezultatit, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, deklaroi se, sipas Kushtetutës, tashmë përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani, e cila duhet të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për zgjidhjen e situatës politike.



