Deklaratat për “spastrim etnik” në Kosovë/ Halimi: Janë cenuar bisedimet, dialogu nuk duhet të vijojë pa një kërkim faljeje (VIDEO)

Deklaratat për “spastrim etnik” në Kosovë/ Halimi: Janë cenuar bisedimet, dialogu nuk duhet të vijojë pa një kërkim faljeje (VIDEO)

Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç për “spastrim etnik” në Kosovë ka shkaktuar reagime dhe debate të forta në skenën politike dhe publike.

 

Analisti nga Kosova, Jeton Halimi, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, u shpreh se deklarata e dëmshme e ministres serbe ka cenuar marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

 

Një deklaratë e tillë nuk duhet të mbetet pa reagim dhe pala serbe duhet të kërkojë falje për qëndrimet e shprehura nga ministrja Paunoviç.

 

Unë e cilësoj deklaratën si të dëmshme dhe përçarëse për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke argumentuar se retorika e ashpër politike dëmton veçanërisht marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndikon negativisht në procesin e bisedimeve.

 

Gjuha e ashpër politike e Vuçiçit dhe e zyrtarëve serbë mund t’i dëmtojë raportet, sidomos në çështjen e dialogut.

 

 

Sipas tij, Kosova ka institucionet e saj dhe duhet të vazhdojë rrugën diplomatike, ndërsa Serbia duhet të përballet me të kaluarën dhe të kërkojë falje për krimet e kryera gjatë luftës.

 

Edhe në raport me politikën ndërkombëtare kjo është e dëmshme, tendencioze dhe përçarëse për të gjithë Ballkanin Perendimor.

 

Presidenti Vuçiç duhet të mbajë përgjegjësi dhe të kërkojë falje për deklaratat e ministres së tij.

 

Deklarata e Paunoviç dëmton rëndë klimën e dialogut, por theksoi se Kosova duhet të vijojë përpjekjet në tryezën e bisedimeve.

 

Dialogu duhet të vazhdojë, por deklarata të tilla nuk duhet të përsëriten. Besoj se Kosova do të arrijë fitore edhe në tavolinën e bisedimeve, ashtu siç ka fituar në luftë me mbështetjen e UÇK-së dhe NATO-s. 

 

Procesi i dialogut nuk duhet të vijojë pa një reagim dhe kërkim faljeje për deklaratat e bëra nga ministrja serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy