Ish-krerët e UÇK kërkojnë pafajësi/ Gashi: Duhet një dënim minimal (VIDEO)

Ish-krerët e UÇK kërkojnë pafajësi/ Gashi: Duhet një dënim minimal (VIDEO)

Dje në Hagë u mbajt seanca e fundit e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Të gjithë të akuzuarit kërkuan pafajësi gjatë procedurës.

 

Lidhur me këtë çështje, eksperti i sigurisë, Milaim Gashi, në një lidhje Skype me MCN Live theksoi se e gjithë politika është e organizuar në mbrojtje të ish krerëve dhe se dënimi për ta duhet të jetë minimal.

 

Shihet qartë që Thaçi dhe të tjerët janë përballur me akuza të rënda, por i gjithë opinioni publik dhe struktura politike në Kosovë janë mobilizuar për të mbrojtur ushtarët e UÇK-së, pasi ata kanë luftuar për vendin dhe jo në territore të Serbisë. Gabimi i vetëm i tribunalit është që ka futur në dyshim të gjithë të akuzuarit. Prandaj, lidhur me elementin e dënimit, mund të presim një dënim minimal kur të nisë gjykimi i dytë për Thaçin.

 

Gashi gjithashtu komentoi rolin e Shqipërisë në këtë proces:

 

Qeveria shqiptare ka luajtur me dy karta sa i përket mbrojtjes së të akuzuarve. Nëse Thaçi do të ishte më i organizuar, ky element nuk do të kishte ndodhur. Të akuzuarit kanë luajtur një rol historik në luftën kundër Milosheviçit, dhe për këtë arsye mbështetja për lirimin e mundshëm është e kuptueshme.

 

Eksperti nënvizoi se pjesa më e madhe e dëshmitarëve nuk lidhet direkt me krimet për të cilat akuzohen, duke hapur mundësinë që gjykimi i ardhshëm të përmbyllet me një dënim minimal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy