
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë gjatë ditës së sotme në një banesë në Malishevë të Kosovës.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se si pasojë e asfiksisë ka humbur jetën një babai 35 vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur.
Zjarri është shuar nga zjarrfikësit, ndërkohë që po hetohet për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.



