Të dielën mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë/ KQZ shpërndan materialin zgjedhor në komuna

Të dielën mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë/ KQZ shpërndan materialin zgjedhor në komuna

Qytetarët e Kosovës më 12 tetor i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e kuvendeve komunale. Zgjedhjet do të mbahen në gjithsej 38 komuna të vendit, përfshirë edhe katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë qytetarë brenda territorit të Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Në këtë garë për zgjedhjet lokale tashmë janë certifikuar 5626 kandidatë, përfshirë 206 kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvendet komunale. Në zgjedhje marrin pjesë 93 subjekte politike, ndër to 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur. 

Zgjedhjet lokale të së dielës do të mbahen pa ndikimin e krizës politike të shkaktuar nga zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, pasi Kuvendi u shpall zyrtarisht i konstituuar ditën e djeshme nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, pas zgjedhjes së nënkryetarit të pestë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy