Komisioni Evropian përgatit planin për heqjen graduale të 50 përqind të masave ndaj Kosovës

Komisioni Evropian përgatit planin për heqjen graduale të 50 përqind të masave ndaj Kosovës

Komisioni Evropian po përgatit plane për heqjen graduale të një pjese të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, konkretisht rreth 50 për qind të tyre. 

Në aspektin financiar, kjo nënkupton lirimin e rreth 200 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian që aktualisht janë të pezulluara, bëjnë të ditur burime për ‘Koha Ditore’.

Ky vlerësim i BE-së është bërë i mundur pas transferimit të pushtetit lokal në veri të Kosovës dhe pritet të përfshihet në konkluzionet që ministrat e vendeve anëtare të BE-së do t’i diskutojnë dhe potencialisht t’i miratojnë të martën në Bruksel, në kuadër të debatit për procesin e zgjerimit.

Në draftin e konkluzioneve thuhet se Këshilli i BE-së përsërit qëndrimet e mëparshme dhe përshëndet heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës, megjithatë formulimi nuk jep sqarime të qarta lidhur me afatet dhe mënyrën e zbatimit të këtij vendimi.

Burime diplomatike sqarojnë se, ndonëse Këshilli ka dhënë pëlqimin politik, vendimi praktik për heqjen e masave i takon Komisionit Evropian.

Fati i masave ndaj Kosovës varet kryesisht nga Komisioni Evropian, por disa shtete anëtare kundërshtojnë heqjen e menjëhershme të tyre përpara zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke favorizuar një qasje graduale. 

Ndërkohë, shumica e vendeve të BE-së preferojnë heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave. Ekziston gjithashtu mundësia që konkluzionet të mos miratohen për shkak të çështjeve të tjera të përfshira në dokument.

Nga ana tjetër, Kosovës i kërkohet të nisë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë i kërkohet njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës, ndalimi i kundërshtimit të anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, si si dhe marrja e hapave konkretë për nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve për dhunën e vitit 2023.

Po ashtu, BE-ja pritet të shprehë keqardhje për faktin se Serbia nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për dhunën e vitit 2023, përfshirë sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, mediave dhe qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy