Qytetarët e Kosovës do të votojnë sërish sot për herë të pestë në 16 muaj.
Në total në fletën e votimit do të jenë 21 subjektet, 3 koalicione, 17 parti politike dhe një kandidat i pavarur.
2,092,174 votues kanë të drejtë vote, që është 15,884 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet në këto zgjedhje, 22,685 qytetarë do të votojnë për herë të parë.
Nga ky numër, 1,959,962 qytetarë do të jenë në gjendje të votojnë në qendrat e votimit brenda Kosovës.
Sipas shifrave të publikuara deri në orën 09:00 kanë votuar 2.97% e qytetarëve, ose 58,262 në total.



