Kurti pas takimit me Von der Leyen: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat

Kurti pas takimit me Von der Leyen: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat

Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian, tha kryeministri Albin Kurti. Ai pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi nga unioni hapa konkretë nga unioni.

 

Kurti para Von der Leyen përmendi edhe dënimin e ish-krerëve të UCK-së nga Gjykata Speciale. “Kemi shqetësime serioze për konkludime të tjera dhë dënime të rënda. Presim që këto të korigjohen më apel”, tha ai.

 

Kryeministri kosovar ka kërkuar gjithashtu që Brukseli të japë një opinion për aplikimin e Kosovës dhe ka argumentuar se procesi i afrimit gradual me Bashkimin Evropian duhet të jetë pjesë e rrugës drejt anëtarësimit të plotë dhe jo një alternativë ndaj tij.

 

Një tjetër çështje e ngritur nga Kurti lidhet me lehtësimin e qarkullimit të mallrave. Ai ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Konventën për Tranzitin e Përbashkët, me synimin që transporti tregtar ndërmjet Kosovës dhe vendeve të BE-së të bëhet më i shpejtë dhe me kosto më të ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy