Kurti propozon Glauk Konjufcën për kryeministër të qeverisë së re në Kosovë

Kurti propozon Glauk Konjufcën për kryeministër të qeverisë së re në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që Glauk Konjufca të jetë i propozuari për kryeministër të qeverisë së re. Ky vendim u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, njoftoi se propozimi për kabinetin qeveritar mbetet kryesisht i njëjtë, por do të ketë një ndryshim kryesor, Kurti do të jetë i propozuar për Ministër të Punëve të Jashtme, ndërsa Konjufca do të jetë mandatar për kryeministër.

Lëvizjes Vetëvendosje i ka mbetur edhe vetëm një ditë kohë për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër apo do të lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Nuk dihet nëse partia në pushtet i ka siguruar numrat, megjithatë emri i Konjufcës është miratuar.

E bëj këtë propozim jo për të bërë lëshim. 

Pas diskutimeve të thelluara në kryesinë e VV-së, do të propozoj që mandatin e dytë për formimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit, Glauk Konjufca. 

Partia ka 10 ditë kohë për të dërguar përbërjen e qeverisë në Kuvend dhe për të siguruar numrat e nevojshëm. 

Herën e parë, VV-ja dështoi me propozimin e Kurtit si mandatar, duke marrë vetëm 56 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy