Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka firmosur vendimin për shpërndarje të Kuvendit pas takimit me liderët e partive.
Kryetarja e shtetit ka caktuar 28 dhjetorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“21 dhe 28 dhjetor janë datat që mund të bëhen sipas Kushtetutës. Tetë parti janë deklaruara për datën 28, pesë parti për datën 21 dhe 3 parti për cilën do datë. Data 28 dhjetor kam vlerësuar që mbetet data e vetme e mundshme, edhe pse kjo datë do të ketë edhe sfida për KQZ-në”, tha ajo.
Vendimi erdhi pasi Glauk Konjufca dështoi të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë, duke përmbyllur kështu të gjitha afatet kushtetuese për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 26 tetorit.



