
Analisti Ardit Gjinali thotë se zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë erdhën si domosdoshmëri pas mosarritjes së konsesusit, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka rolin e saj.
Gjinali tha se përfshirja e Vjosa Osmanit në zgjedhje e bë akoma më të vështirë parashikimin e një rezultati.
Të gjithë hapat e ndërmarrë, propozimet e Kurtit ishin ndërtuar për tu refuzuar nga pala tjetër. Takimet me Kurtin kanë qenë mekanike dhe pa thelb. AAK u anashkalua nga Kurti dhe u shmang nga procesi.
Duke pasur parasysh këto ishte i pritshëm momenti i shkuarjes në zgjedhje. Listat janë hartuar pothuajse, afati përfundon sot.
Mendoj se është herët për të përcaktuar panoramën. Zgjedhjet e 7 qershorit kanë të panjohurat e tyre.
Përfshirja e zonjës Osmani në listë përbën efektin e të panjohurës. Matjet tregojnë pëqyeshmëri të saj, por mbetet për tu parë shkalla e jetësimit.
Ditët në vijim do të shohim si do të qaset secila prej palëve. Zoti Kurti ka fituar në dy radhët e kaluara, por pa arritur shumicë qeverisëse. Zgjedhjet shënojnë përballjen e dy mendësive: ajo e zotit Kurti për shumicë qeverisëse dhe ajo e partive të tjera për konsensus. Unë shpresoj që Kosova të ketë qeverisje koalicioni.



